Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Genc Pollo: Ndërkombëtarët kanë gabuar me politikën e mbajtur në tensionin mes Kosovës dhe Serbisë

22:24 / September 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Genc Pollo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri Genc Pollo deklaroi se ndërkombëtarët kanë gabuar me politikën e tyre gjatë dy viteve të fundit dhe qëndrimet e mbajtura referuar tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Komentet ish-ministri i bëri gjatë emisionit “Open”. Sakaq ai tha se prej 10 vjetësh Serbia po kontrollon veriun e Kosovës përmes bandave dhe shërbimit sekret.

“Prej 10 vjetësh Serbia e kontrollon veriun e Kosovës. E kontrollon përmes bandave, kontrabandistëve dhe shërbimit sekret. Në këto rrethana kontrolli është më se i plotë dhe kjo ngjarje nuk ndodhi pa lejen e Beogradit. Duhet të diskutojmë se duke qenë se Serbia tregon se mund të kërcënojë me dhunë, edhe pse nuk është hera e parë dhe Kosova përgjigjet në mënyrë të vendosur, në çfarë raporti jemi? Shpresoj të kemi një rikalibrim të komunitetit euroatlantik. Dëshiron ta çojë Serbinë në njohjen e Kosovës dhe ta largojë nga ndikimi rus.

Këtu ka kritika për të bërë edhe nga qëndrimet e Kosovës, targat, zgjedhjet në Veri etj. Ajo që u pranua se do ketë evoluim, për njohje faktike, aty duhet të ishin përqendruar. Serbia po të ishte një shtet normal, apo gjysmë normal e bënte këtë. Presioni që ka BE-ja janë të kufizuara dhe do jenë më shumë. Ndërkombëtarët kanë gabuar me politikën e dy viteve të fundit dhe me qëndrime parimore. Serbia ka çuar tanket në kufi dhe nuk ka një dënim…. Iluzioni që ‘Vuçiç do zbatojë planin franko-gjerman, e premton gojarisht, por jo faktikisht’”, u shpreh Pollo.

GENC POLLO Nderkombetaret tensioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.