Pranvera Skana është shkarkuar nga ambasada Shqiptare në Britaninë e Madhe.
Skana mbante detyrën e këshilltares për median dhe diasporën, në Ambasadën shqiptare në Londër.
Mësohet se Skana është pjesë e zyrtarëve të shkarkuar nga zv.ministri i Jashtëm Gent Cakaj.
Ditën e djeshme, Cakaj paralajmëroi me tone të ashpra 20 diplomatë shqiptarë janë shkarkuar nga detyrat që mbajnë, pasi nuk kishin kredibilitetin e duhur.