George Clooney është burri ideal për çdo grua, jo vetëm se është i pashëm, por ai ka një hobi që nuk e kanë të gjithë burrat e tjerë. Aktori bën punët e shtëpisë. Po, këtë e tregoi vetë Clooney në një intervistë të fundit duke e quajtur hobi.
Aktori tha se punët e shtëpisë i janë kthyer në hobi e sidomos lavatriçja dhe larja e enëve.
“Djalit ja pres unë flokët, edhe flokët e mia i pres vetë. I kam prerë gjithmonë dhe tani janë si kashtë, por s’do guxoja kurrë t’i prisja flokët vajzës. Do futesha në telashe të mëdha po ta bëja. Nëse ja pres keq tim biri, do t’i rriten shpejt dhe problemi zgjidhet, por gruaja ime do të më vriste nëse prek flokët e Ella-s.
Po ju tregoj çfarë më është kthyer në hobi. Dy-tre lavatriçe çdo ditë dhe enët gjatë gjithë ditës!”- tha Clooney.