Georgina Rodriguez në lot për Cristiano Ronaldon e saj, protagonist absolut në skenën e “Globe Soccer Awards”, në Dubai. Shumë çmime iu dhanë CR7, lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, golashënuesi më i mirë i vitit 2023 dhe lojtari më i dashur nga fansat.
Gruaja e kampionit portugez nuk ka mundur ta përmbajë dot emocionin. Kështu u shpreh Ronaldo me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve:
“E gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime, në veçanti të gruas sime. E di që ndonjëherë jam pak i mërzitshëm, por ata e dinë se sa të rëndësishëm janë për mua”.
“E gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime, në veçanti të gruas sime. E di që ndonjëherë jam pak i mërzitshëm, por ata e dinë se sa të rëndësishëm janë për mua”.
Protagonist në skenën e Dubait, me rastin e edicionit të ri të “Globe Soccer Awards”, Cristiano Ronaldo është rikthyer të flasë për të tashmen dhe të ardhmen, i vetëdijshëm se ka një “kartë identiteti” që nuk është më shumë e re. Pjesëmarrja në “Euro 2024″ në qershor, pastaj do të jetë koha për reflektim.
Në sytë e të famshmëve nga bota e futbollit si Pep Guardiola dhe Cristiano Giuntoli, ylli portugez shpjegoi se si dëshiron ta jetojë jetën e tij të re të përditshme me qetësi: “Jetoj ditë pas dite, nuk e di edhe sa do të luaj futboll. Me disa probleme që pata personalisht dhe profesionalisht, më erdhi të mendoj në një mënyrë tjetër”.
Më pas shtoi: “Unë mendoj për të tashmen, për momentin ndihem mirë. Jam ende i aftë të shënoj gola, të ndihmoj ekipin dhe kombëtaren time. Pensionimi? Nuk e di kur do të vijë, me siguri do të jetë së shpejti. Dhe së shpejti do të thotë 10 ditë ose 10 vite të tjera, le të shohim… Natyrisht që po bëj shaka, do të jetë së shpejti, kush e di”.
