Ish-futbollisti spanjoll, Gerard Pique ka folur për herë të parë për ndarjen e bujshme me Shakirën.
Në një intervistë televizive, ai rrëfeu se është i vetëdijshëm për kritikat nga publiku dhe pranon se ishte përgjegjësi kryesor për përfundimin e marrëdhënies familjare. Ndër të tjera, Pique shtoi se kjo nuk ka ndikuar aspak të ai dhe se nuk do të përpiqet të pastrojë imazhin e tij.
“Dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit që kujdesen për mua dhe ata që dua janë ata që më njohin. Pjesa tjetër nuk më intereson. Unë harxhoj energjinë time për të qenë me të dashurit e mi dhe u jap atyre atë që kam. Jam shumë i lumtur. Edhe pse kanë ndodhur ndryshime në jetën time dhe kam ditur të ruaj lumturinë”, tha ish-futbollisti.