Këngëtarja Gerta Mahmutaj ishte e ftuar këtë mëngjes për të na njohur edhe me këngën e saj më të fundit “Kush je ti”, bashkëpunim që vjen me njeriun e saj të zemrës, John Van Ride.
Moderatori Alban Musa në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, i kërkoi Mahmutajt më shumë detaje mbi marrëdhënien e saj me Aurela Gaçen, e cila veçse një divë e skenës shqiptare është edhe kunatë me Gertën.
Gerta me të qeshura është përgjigjur se i erdhi në majë të hundës duke folur për këtë gjë, e kështu vendosi të bënte edhe hundën.
“Nuk e di çfarë të them për këtë pyetje, është një pyetje që më ka ardh në majë të hundës, prandaj e ndryshova hundën, se ishte kulmi.”,- tha Mahmutaj.