Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Geti ka ditëlindjen, urimi i Marinës është më i ëmbli që keni parë!

10:22 / July 3, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marina dhe Geti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ndër figurat më të njohura të muzikës rep në Shqipëri, Getoar Selimi, feston sot ditëlindjen.

Për të gjithë ju që jeni kuriozë, reperi ka lindur më 3 korrik të vitit 1982 dhe sot mbush 39 vjeç.

E para që e ka uruar në rrjete sociale ishte sigurisht partnerja e tij e jetës, Marina Vjollca. Sapo ka hyrë mesnata, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të Getit, teksa shkroi krahas saj fjalët më të ëmbla.

“Jam shumë e lumtur që kam një bashkëshort si ty. Çdo ditë është një dhuratë dhe e dashuroj faktin që i ndajmë ato bashkë. Gëzuar ditëlindjen dhe dua ta dish se të dua më shumë se kurrë!”- janë fjalët e moderatores që na i ngrohën zemrat.

View this post on Instagram

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

Para disa muajsh, Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi. Pasi u prezantua në Itali edhe nga stilistja, Marina vendosi që të sillte këtë markë ekskluzivisht në Shqipëri. Shumë shpejt ajo do të sjellë në vend këtë emër të ri, duke marrë një tjetër rol në karrierën e saj, atë të biznesmenes.

Në një intervistë për “Revista Ëho”, Marina shprehet shumë e lumtur për këtë nismë të re, teksa shton se nga televizioni, që është dashuria e saj prej 16 vitesh, nuk do të heqë dorë kurrë.

Ndër të tjera moderatorja ka folur edhe për jetën e saj private, veçanërisht martesën me Getoar Selimin, që sipas saj po shkon për marshallah.  Pas dhuratës super speciale të reperit për ditëlindjen e saj, të gjithë kuptuam se dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj si ditën e parë. E pyetur nëse ka një sekret për këtë gjë, Marina shprehet:

“Veç sekret që nuk ka në dashuri. Me dhuratën më ka lënë pa fjalë për ditë të tëra. Sekreti i Getit ky është, di të të lërë pa fjalë (për mirë deri tani)”.

Ajo shton se deri më tani martesa e tyre nuk duket fare monotone dhe mendon se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë për sa kohë të dy kanë qëllime dhe ide të njëjta për njëri-tjetrin.

Marina tregon se jeta e tyre përtej derës së shtëpisë është njësoj si e çdo shqiptari, me shumë dashuri, grindje, njerëz, muzikë dhe gatime të mira. Moderatorja thotë se të dy bashkë me Getin janë natyra që ju pëlqen qëndrimi në shtëpi dhe na surprizoi të gjithëve teksa zbuloi se reperi është një kuzhinier i shkëlqyer.

“Unë edhe Geti jemi natyra që nuk na pëlqen shumë të dalim. E darkat në shtëpi me familjarë ose miq janë shumë të shpeshta. Kur kemi edhe Chef-in e kuzhinës, misioni është i kryer me sukses. Geti gatuan në mënyrë të përkryer, unë më shumë luaj rolin e asistentes (qesh)”, thonë Marin

Geti Urimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.