Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gishtin e mesëm na e ngrenë edhe ata …”, reagimi i ashpër i Kim Mehmetit për veprimin e Borchard

18:46 / October 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KIM MEHMETI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka kritikuar ashpër veprimin e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchard, i cili një ditë më parë ofendoi protestuesit e “Astirit” dhe iu nxori gishtin e mesit tek ambientet e Drejtorisë së Policisë. Me një gjuhë të ashpër, shkrimtari i mirënjohur thotë se  “gishtin e mesëm na e ngrenë edhe ata të cilëve u duhet ‘futur’ gishti!”. Sipas tij, veprimi i diplomatit ishte  ofendim për të gjithë shqiptarët.

“Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchard, gjatë protestës së banorëve të Astirit, ua nxorri gishtin e mesit banorëve, të cilët po mbështesnin të afërmit e tyre të shoqëruar nga policia. Në të vërtetë gishtin e mesëm ai na e ngriti gjithë neve shqiptarëve, neve që assesi ta kuptojmë se shumë nga diplomatët e huaj që me aq zell na shesin demokraci, janë specialistë të rrugaçërisë. Dhe shtetet perëndimore i dërgojnë nëpër ‘Shqipëritë’ tona sepse i kanë tepricë teknologjike, që nuk u hyjnë në punë për asgjë. E ne, të tillë siç jemi, e siç na ka dhënë Zoti – përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve – i përkulemi çdo të ardhuri nga bota e ‘civilizuar’ perëndimorë, duke e pëlqyer edhe gishtin e tyre të ngritur të mesit! Dhe ky ambasador bëri publikisht atë që shumë koleg të tij e bëjnë përderisa ‘ndërmjetësojnë’ në zgjidhjen e grindjeve politike brendashqiptare, duke i nxitur ato, sepse ai e dinë se Tirana nuk ka burrështetas që pas këtij gjesti atij ia shtron vetëm një kërkesë – që brenda 24 orëve ta braktisë Shqipëria! Po pra, ky ambasador beson se çdo gjë do e shpërlajë me një kërkim faljesh, sepse ai e dine se këtë rrugaçëri të tij do e mbulojnë debatuesit tanë mendjehapur dhe mediat proqeveritare, që e kultivojnë mendësinë politike se ai që poshtëron shqiptarin e partisë kundërshtare, me asgjë nuk na ka ofenduar edhe neve! Mendësi që edhe na solli këtu ku jemi sot: që gishtin e mesëm të na e ngrenë edhe ata të cilëve u duhet ‘futur’ gishti!”, shkruan Mehmeti.

Bernd Borchard Kim Mehmeti OSBE-së
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.