Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjakmarrja i mori jetën babait të 3 fëmijëve, reagon i revoltuar gazetari i njohur: O shtet a po sheh se hasmi po pret e vret?!

21:11 / July 19, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denis dyrnjaja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mesditën e sotme Lezha është tronditur nga ekzekutimi i 42-vjeçarit N. (M) Lekstakaj. Dyshohet se shkak është bërë hasëmria me fisin Nikulaj, ku mbeti i vrarë 3 muaj më parë në atentat bisnesmeni Ardian Nikulaj.

Gazetari i njohur, Denis Dyrnjaja ka reaguar i revoltuar nga shtetit për mos trajtimin e politikave frenuese ndaj të tilla fenomeneve. Ai ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ngre shqetësimin ndaj fenomenit të gjakmarrjes, ku mbeti i vrarë sot babai i 3 fëmijëve.

Postimi i plotë:

Sot një 42-vjeçar u vra për gjakmarrje në Lezhë e la jetim 3 fëmijë. 3 shpirtëra e zemra që kanë me u rrit e jetu me trishtim të përjetshëm se baba iu vra për gjak me u la. Ky realitet makabër vijon prej dekadash. Në media harxhohen orë pa fund për gjithfarë lloj temash pa vlerë, veç për jetën dhe çmim e saj nuk flitet. Nuk flitet as për jetët që shuhen e as për jetimët që shtohen e ata që ngujohen. Nuk flet se jetët dhe gjakun e ka zëvendësuar injoranca, sipërfaqësorja, interesi dhe silikoni.

Kjo braktisje viktimat, por edhe jetimët i vret për së dyti. Edhe raportimet e ngjarjeve janë shndërruar në show. Por nuk mjafton kjo kur mendon se në Parlamentin e Shqipërisë nuk flitet asnjëherë për gjakmarrjen e hakmarrjen, a thua se ajo nuk është mes nesh, por diku gjetkë. Mijëra orë sherre e debate pa asnjë bereqet, kur shqiptari ndër vete njëri tjetrin po vret. Mijëra viktima pa faj që humbin jetën papritur, për fajin e të parëve apo të afërmeve të tyre.

Një zakon i pakuptueshëm marrja e gjakut, njëjtë si dhe me mendu faljen e gjakut. Po pse me arrit njeriu deri këtu?! E paimagjinueshme për epokën ku jetojmë e për botën e civilizuar drejt së cilës duam të shkojmë. Si ka mundësi me vra pa ndalim si shoqi shoqin, fisi, fisin, komshiu, komshinë, shqiptari, shqiptarin si me qenë në luftë e jo në paqe. Duke qenë në paqe e duke jetu si në ditë lufte, kur vdekja e morti të pret në derë të shtëpisë, në rrugë, në punë, në dyqan, apo diku aty përtej avllisë.

Dhe se gjen dot justifikimin për çdo jetë të humbur për gjakun e marrë, sepse kush shpirtin e pafajshëm se fal dot prej emocionesh e sedre diku të lëndume e diku të dobësume. Për ne të tjerët që numërojmë pa, numërator jetët e humbura e shkuara kot, kjo nuk ka as kuptim, as logjikë, ndërsa për ata që jetojnë për nderin e jetës së humbur po ka, për ata padyshim që ka. Jetimët që mbesin pa babë, do rriten me ndjenjën se dikush ua vrau të atin nga fisi i hasmit e dikur gjakun e babës duhet me e marrë e nderin me e vu n’vend.

E kështu kjo hastori nuk ka më ndalë se emocioni e nderi janë më të fortë se logjika e karakteri. Provat e jetëve të humbura e thonë, madje e bërtasin këtë sa e dëgjon krejt Shqipëria. Vetëm brenda mureve të një godine, nuk dëgjohen krismat e gjakësve e kujat e nënave që iu ikin djemtë, motrave, vëllezërit e grave, bashkëshortët.

Kjo godinë është godina ku bëhen ligje, godina e Parlamentit të Shqipërisë. Aty flitet për gjithçka gjithfarë lloj sendi, përveç interesit për jetën, e jetët e humbura. Askush prej tyre nuk flet për gjakun që shkon rrëke për be. E betë s’kanë me u ndalë sa kohë nderi është koritë, e deri sa me e ç’u n’vend duhet me e kallë.

Vetëm 3 ditë ka ministri i ri i brendshëm që mori detyrën, asnjë fjalën nuk e gjeti për gjakmarrjen, këtë fenomen që më shumë se burrëror është një turp për Shqipërinë, turp që na fëlliq fytyrën. Edhe paraardhësit e tij se bënë. Asnjë nuk u mor me këtë fenomen, asnjë qeveritar, asnjë ligjvënës. Askush pra në këtë shtet nuk dëgjon dhimbjen e fëmijëve të pafajshëm që nuk ua kthen më kush babën se pushka e hasmit i pret edhe ata diku pa e ditur se ku.

E nëse doni me e ndal këtë kasaphanë gjakësore duhet me fol e me vepru shteti. E shteti flet e vepron vetëm përmes ligjit. Ligji dhe vetëm ligji i fortë. Ndoshta për kaq shumë jetë të humbura pa faj nga gjakmarrja, ja vlen më dalë edhe nga Këshilli i Europës ku kemi nënshkruar kartën e të drejtave të njeriut e me rivendos dënimin me vdekje, që dorën vrastare të hasmit ta ndalë dikur shteti dhe robi me rob e shqiptari me shqiptar mos u vra më mes vedi. Nuk jemi në luftë për të pas kaq shumë gjak e jetë të shkuara kot. Boll më!

Denis Dyrnjaja gjakmarrja lekstakaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.