Një listë krimesh të panumërta të kryera nga banda e Laert Haxhiut, janë zbardhur nga dëshmia e Artan Tafanit i cili u zbërthye para hetuesve duke treguar krimet makabre nga vrasjet, te atentatet me eksploziv apo vjedhjet me dhunë. Bëhet fjalë për 16 ngjarje për të cilat janë akuzuar dhe dyshohen 16 persona, ndaj të cilëve janë nxjerrë dhe urdhrat e ndalimit.
Banda e Leart Haxhiut akuzohet për:
Dy vrasje në Peqin;
një vrasje në Tepelenë;
një vrasje në Korçë;
dy vrasje në Athinë;
një tentativë vrasje në Lushnjë;
shkatërrim prone me eksploziv 5 herë;
Vjedhje me dhunë 2 herë;
3 raste sigurim kushtesh dhe mjetesh për vrasje.