Në emisionin “Drejt” juristi Çlirim Gjata u shpreh se hartën e re nuk e ka bërë KLGJ, por Ministria e Drejtësisë me urdhër të Ramës. Ai tha se çështjet që ishin parashikuar në 25 maj kur u luajt ndeshja e Konferencë Ligë janë shtyrë për në dhjetor.
Gjata: Hartën e re nuk e ka bërë KLGJ, por Ministria e Drejtësisë me urdhër të Ramës. Kryetarja e KLGJ, Llagami nuk e di si është situata. Jemi në kuadrin e fjalëve të bukura si efikasitet dhe cilësi.
Çështjet që ishin parashikuar në 25 maj kur u luajt ndeshja e Konferencë Ligë janë shtyrë për në dhjetor. Imagjino me këtë organizim çfarë aksesi do të kenë qytetarët në drejtësi.