Shkolla 9-vjeçare ”Met Hasa” në zonën e Porto Romanos në Durrës, i ka dërguar një kërkesë bashkisë dhe Zyrës Vendore të Arsimit, kjo për marrjen e masave nga rreziku që u kanoset si rezultat i aktivitetit të fabrikës së gazit ku janë regjistruar disa incidente të rrezikshme.
Siguria e fëmijëve në zonën e Porto Romanos është në rrezik, ndaj banorët mëngjesin e sotëm kanë kërkuar mbylljen e shkollës si masë sigurie për fëmijët e tyre.
Ata u takuan me drejtorin e shkollës, duke kërkuar mbylljen e institucionit deri në momentin kur autoritetet të shprehen zyrtarisht për sigurinë në zonë. Të pasigurt për jetën e tyre, banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri sa të ndërpritet aktiviteti i rrezikshëm i fabrikës në këtë zonë të banuar.