Nga Gurali Brahimllari
Në dy shkrime te datave 12 dhe 13 Gusht 2024, te publikuara ne paltformën EUCRIM jane dhënë konsiderata mbi Vendimin e GJED të shpallur në datë 30/04/2024, duke bërë të ditur edhefaktin se GJED, në datën 19 prill 2024, ka regjistruar zyrtarishtçështjen e dytë EncroChat të paraqitur nga Gjykata Rajonale e Berlinit(Landgericht Berlin ) në Gjermani.
Lexo edhe :
Related Posts
Sqarojmë se EUCRIM është një platformë e Institutit Max Planck për Studimin e Krimit, Sigurisë dhe Ligjit, Freiburg/Gjermani dhe bashkëfinancohet nga KomisioniEvropian, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), ndërsashkrimet e plota mund të gjenden në linkunhttps://eucrim.eu/neës/ecj-ruled-in-encrochat-case/
Në vendimin e shpallur në datën 30/04/2024, përpos vleresimine transkripteve si rezultate të përgjimeve të kryera në kohëreale, Gjyqtarët në Luksemburg theksuan se, Direktiva UEH, garanton shqyrtimin gjyqësor të pajtueshmërisë së mënyrës sëmarrjes së tyre, me të drejtat themelore të personave të dyshuar. Prandaj, GJED, përcaktoi se është e nevojshme që të hetuaritdhe mbrojtja e tyre, duhet të jetnë “në gjendje të komentojnë nëmënyrë efektive mbi atë pjesë të provës që ka të ngjarë të ketënjë ndikim mbizotërues në gjetjet e faktit”. Nëse i dyshuari dhembrojtaj e tij pengohen për realizimin e kësaj të drejte, GjykataKombëtare imponohet, jo vetëm të konstatojë shkeljen seriozetë së drejtës për një gjykim të drejtë, por edhe të përjashtojëkëto prova (transkripmetet) nga fashikulli i gjykimit.
Sipas kërkesës së dytë, të paraqitur pranë GJED-se, në nëntor2023, del se problemet që shtrohen për zgjidhje nga GjykataRajonale e Berlinit, janë në plotësism të pyetjeve të rastit tëparë. Sipas disa veçorive të një çështje tjetër penale (trafik ilendeve narkotike), hetimet e së cilës bazohen në transkriptet e bisedave në Encrochat, kjo Gjykatë ka nxjerrë në fillim disareferenca mbi opercionin EncroChat, duke evidentuar se:
– Ky operacion u koordinua qëllimisht nga agjencitëevropiane të zbatimit të ligjit;
– Ai synonte me dashje edhe mbikëqyrjen e përdoruesvejashtë territorit të Francës;
– Përgjimi shtrihej tek personat ndaj të cilëve nuk kishteabsolutisht asnjë dyshim konkret për përfshirje në krimeapo në organizata kriminale.
Në rastin e paraqitur për shqyrtim në GJED(ashtu si edhe nërastin e ndërhyrjes në platformën SkyECC) del se autoritetetFranceze, Belge dhe Holandeze, të koordinuara nga Europol, kanë ndërhyrë në fluksion e bisedave të të gjithë abonetëve, me anën e një paisje të re teknike (të konsideruar Trojan nga autoriThomas), por që në fakt mjetet e përdorura kanë qenë “Sonda përgjuese”. Ato u vendosën në hyrje të serverave tëpaltformës se enkriptuar, me aftësi të tilla që të interceptojnë, nëkohë reale, të gjithë trafikun e komunikimeve si dhe, njëheresh, ta transportojnë për ruajtje, në gjendjen e kriptuar, në datebase-t e Policive gjyqësore të grupit hetimor (France, Holande dheBelgjike). Gjatë këtij procesi, (të paktën për platformënSkyECC) është aplikuar metoda teknike që njihet si IMSI Catcher, e cila, duke u vendosur në mes të komunikimeve, krahës përgjimeve, arriti të marrë në kohë reale edhe Çelësat, me të cilat u deshifruan përmbajtjet e të gjitha mesazheve tëbisedave të mijëra përdoruesve.
Pra sikurse ka konkluduar Gjykata e Rajonit te Berlinit, përpltafomën EncroChat (e njëjta procedure eshte ndjekur edhe përpaltformën SkyECC), përgjimi është realizuar në mënyrënmassive, pa bërë dallim mes atyre që ishin nën hetim për ndonjëveprimtari kriminale (kryesisht në trafikimin e drogave) apo tëatyre abonenteve që nuk kishin qëllim përdorimin e rrjetit tëenkriptuar për aktivitete kriminale (gazetare, aktiviste të tëdrejtave të njeriut etj). Ky lloj përgjimi, ashtu si edhe mjetetteknike që janë përdorur, nuk lejohen nga legjislacioni Gjerman(ashtu si edhe ai shqiptar dhe i shumë vendevetë tejra të BE-së e më gjere)
Edhe nga analizat e shkrimeve te botuara ne dt 12 dhe 13 Gusht2024, sqarohet se Autoritetet franceze, pas nderhyrjes ne këtoplatforma, të dhënat e komunikimeve elektronike të përgjuara nëkohë reale, i kanë shpërndarë, me ndërmjetësimin e EUROPOL-it, drejt autoriteve policore të Shteteve Anëtare tëBE. Me nje program specifik, është bërë selektimi i vendodhojesse përdoruesve dhe përmbajtja e bisedave të përgjuara – nëformën e transkripteve të tyre (por edhe biseda zanore), u janëdërguar autoriteve policore të vendeve në të cilat ndodheshinpërdoruesit e aplikacionit.(për abonentët shqiptarë, për të cilënEuropoli ka zgjedhur të dërgojë të dhënat tek BKH, pjesë e strukturës së SPAK.
Prandaj Gjykata e Rajonit te Berlinit, pasi është njohur me Opinionin e Avokatit të GJED (Tetor 2023) nuk ka pritur tëmarrë përgjigje për rastin e parë, (çështjen C-670/22), por ka nisur kërkesën e dytë, me pyetje të reja, të cilat rezulton se janëpranuar për shqyrtim në datën 19/04/2024. Në vijim të pyetjevepër të cilat GJED dha përgjigje me vendimin e publikuar në datë30/04/2024, (rezulton se Gjykata e Berlinit i kërkon kësajGjykate(GJED-së) që të shqyrtojë situatat alternative faktike dhetë vendoste për sa vijon:
– Nëse kërkesat e përcaktuara në përmbajtjes e Art. 6 të UEH-së, kërkojnë që të respektohet parimi i proporcionalitetitpër lëshimin e Urdhërit Europian te Hetimit nga autoritetGjermane ?
– Sipas përmbajtjes e Art. 6 të UEH-së, a duhet të verifikohetpajtueshmëria e kerkimeve te Urdhërit me percaktimet e legjislacionit Gjerman ?
– Cilat pasoja duhet të nxirren për procedimin penal në fjalënë rast të shkeljes së rregullave të BE-së ?
Gjykata e Berlinit argumenton, në veçanti faktin se, sipas Kodit iProcedurës Penale, Gjermane, pergjimi i kryer nga autoritetFranceze, nuk do të ishte, kurrë, i mundur nëse SERVERI iplatformës së enkriptuar do të kishte qene i vendosur nëterritorin gjerman, prandaj në kërkesë janë ngritur dyshime nëlidhje me ligjshmërinë e përdorimit të rezulateve të këtyrepërgjimeve në procesin penal që po zhvillohet në Berlin.
Duke i gjetur këto problematika krejtësisht adekuate edhe nëproceset penale që po zhvillohen në vendin tonë, kryesisht mbipapërdorshmërinë e të dhënave të komunikimeve të platformesSkyECC për shkak se janë mbledhur në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, vlerësoj se mund t’i shërbejnë tëinteresuarave dhe profesionistëve të ligjit.