Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që janë bërë ndaj disa deputetëve të PD.
Sipas tij, “Rithemeluesit” dhe dominuesit 32-vjeçarë të PD-së kanë bërë “një sulm të fëlliqur”.
Duke e cilësuar si një propagandë të tipit Enver Hoxha, Gjekmarkaj distancohet nga këto sulme.
“Rithemeluesit”, dhe dominuesit 32-vjeçarë të PD, të pushtetit dhe ekonomisë së vendit, kanë filluar sot një sulm të fëlliqur ndaj deputetëve të PD-së. E refuzoj me indinjatë këtë propagandë të tipit Enver Hoxha”, shkruan ai.