Për herë të parë në vendin tonë ka nisur të hartohet ligji për mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se kjo Akademi ka një rol kyç në formulimin e këtij ligji.
“Sepse në atë Kuvend janë ftuar të gjithë albanologët dhe aktualisht ka mbi 80 albanologë nga qendrat më të njohura, pra dhe jashtë. Kuptohet që gjithmonë ne kemi qejf t’i referohemi të huajve në debatet e vogla brenda, pro këtu bëhet fjalë për gjuhën shqipe, është problem i yni,” tha Gjinushi.
Nga Shkodra Skënder Gjinushi mohoi zërat për mbylljen e akademisë së Studimeve Albanologjike.
“Bëhet fjalë për ribashkim të Akademisë së Bashkimeve me Akademinë e Shkencave të cilat vazhdimisht kanë punuar bashkë,” shtoi ai.
Gjinushi nuk pranon t’i përgjigjet akuzës se ky është vendim politik duke sqaruar se Akademia nuk merr urdhra.
“Kush flet në mënyrë politike unë nuk i përgjigjem atyre se nuk kamë punë, sepse Akademia nuk jep urdhra, dhe institutet janë vetë Akademia.
Pak ditë më parë, kreu i Komisionit të Medies Agron Gjekmarkaj denoncoi shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.