Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjekmarkaj me kandidatin në Mamurras: Do ta çojë zërin e qytetarëve në qeverinë e re të PD pas 11 majit

18:29 / March 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
486641853 966123179032166 8683090612079883546 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PD-së në Lezhë, Agron Gjekmarkaj prezantoi sot kandidatin për deputet të Mamurrasit, Kastriot Pirolin. Gjekmarkaj e cilëson Pirolin si një zë të fortë për qytetarët dhe një luftëtar të fortë për dinjitetin e kësaj zone që do të çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e PD pas 11 majit. Ndër të tjera ai thotë se Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria kërkojnë rrotacion politik, shpresë dhe dinjitet.

Postimi i plotë

Mamurrasi, gati për ndryshim! PD sjell shpresë dhe zhvillim! 45 ditë nga Fitorja. Në zemrën e qëndresës, në Mamurras, prezantuam kandidatin për deputet z. Kastriot Piroli, një zë i fortë për qytetarët, një luftëtar për dinjitetin e kësaj zone, një përfaqësues që do ta çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e re të PD pas 11 Majit! 12 vite të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Majlinda Carës kanë sjellë varfëri, papunësi dhe braktisje totale! Asnjë investim, asnjë mundësi për të rinjtë, vetëm korrupsion dhe zhgënjim! “Rilindja” nuk solli zhvillim, por rrënim!

Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria kërkojnë rrotacion politik, shpresë dhe dinjitet! Bujqësia, shtylla kryesore e kësaj zone, është shkatërruar nga mungesa e mbështetjes dhe tregut, ne do ta mbështesim fuqishëm këtë sektor. Në vitet 2005-2013 u mbollën 7 milion rrënjë ullinj, u financuan ferma dhe projekte bujqësore, por sot? Asgjë! PD sjell një vizion të ri dhe të qartë: Sali Berisha e mban fjalën. Historinë ka si deshmitarë.

-Rroga minimale 500 euro!
-Pensionet mbi 200 euro!
-160 milion euro mbështetje për bujqësinë!
-Paga më të larta për mësuesit, mjekët dhe pedagogët!
-Shqipëri pa korrupsion, pa krim dhe me drejtësi të vërtetë

11 Maji është dita e fitores! Shqipëria Madhështore do të triumfojë

11 maj Agron Gjekmarkaj Mamurras PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.