Agron Gjekmarkaj nuk e kurseu ironinë për zhvillimin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, e në veçanti marrjen nga ana e Bashës të postit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se diçka të tillë e bëri edhe diktatori Enver Hoxha për vite me radhë brenda partisë së tij dhe shtetit shqiptar.
Reagimi i plotë:
Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes.
Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.
Pastaj fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres.
Kerkoi ndjese. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesen e tij ! Foli per emerime të gabuara që paskesh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emerimi më fatkeq i Sali Berishes.
E zgjodhi të ngratin, duke prishur garen dhe injoruar kontributet në PD per veset jo per virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë. Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me kulturen politike, pa patur kurrë një projekt. Flet per njerzit , per demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin per karrigen dhe pasurite e tyre .
Pa u skuqur pa u zverdhur me lekuren si sholle kepucet i rrejten per hallet e tyre ore e çast.
PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej do ti mbetet vetem e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrenuesve të panginjur e të pa cipë.