81-vjeçari, Tom Clark gjeti një unazë të rrallë ari dhe e mbajti në garazhin e tij për 40 vjet deri në momentin që zbuloi se ishte një thesar mesjetar, vlera e të cilit arrinte deri në 10,000 paund.
Zbuluesi i metaleve, e gjeti unazën teksa po kërkonte në një tokë bujqësore, e futi në xhep brenda një kallaji metalik teksa e la brenda një garazhi. Këtu mbeti e harruar për dekada.
Teksa po sistemonte garazhin pas vdekjes së nënës së tij, ai u ndesh sërish me unazën. Pasi e studioi atë, u shokua kur zbuloi se ishte një artefakt mesjetar 670-vjeçar.
Tani është vendosur të shitet në ankand, më 27 gusht.
“Unë e kisha harruar plotësisht. Në atë kohë unë kisha vetëm 10 vjet që zbuloja metale dhe nuk e kuptoja se unaza ishte një gjë e veçantë. E çova në një muze së bashku me shumë unaza të tjera që kisha gjetur, në mënyrë që ata të regjistronin gjetjet. Ata më thanë se unazat ishin krejt moderne dhe i kthyen ato. I futa të gjitha në një kallaj dhe i lashë në garazh në shtëpinë e nënës sime, ku po jetoja. Disa muaj më parë, unë isha duke sistemuar disa sende në garazhin tim që kishin ardhur nga shtëpia e nënës dhe aty ishte – kallaji me unazat”,- tha ai.
Clark shtoi më tej, “E çova përsëri në muzeun tim lokal dhe gjetja tani është regjistruar. Ajo është me karat të lartë dhe i takonte dikujt me rëndësi për shkak të dekorimit dhe cilësisë së arit. Unaza ka të vizatuar perëndinë Mars që mban një shtizë dhe trofe. Unë do të doja të dija se kujt i përkiste. Ajo përmban një mbishkrim latin që mund të përkthehet si ‘ Unë fsheh mesazhin e vërtetë’.