Vijon lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike në vend.
77 bimë kanabisi janë gjetur dhe asgjësuar në Fshatin Visokë të Mallakastrës. Për pasojë është vënë në pranga shtetasi me iniciale K.Xh., 58 vjeç.
Njoftimi:
Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
