Të gjithë e mbajmë mend emisionin mjaft të ndjekur pak vite më parë “Njerëz të humbur” dhe kujtojmë moderatoren e tij, Aida Shtino.
Prej shumë kohësh Shtino nuk u shfaq më në ekran, duke i dhënë fund dhe një prej emisioneve më të ndjekur për shkak dhe të tematikës që trajtonte. Por Shtinon e kemi parë paraditen e kësaj të marte përkrah kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ajo ishte pjesë e grupit republikan gjatë firmosjes së marrëveshjes për koalicionin opozitar.