Një 43-vjeçar është gjendur i pajetë në banesë, këtë të dielë, në rrugën “Sali Nivica”, në Tiranë.
43-vjeçari A.S., është gjetur pa shenje jete nga familjarët, ndërsa sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Bëhet me dije se 43-vjeçari jetonte i vetëm.
Informacion i Policisë së Shtetit
Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.