Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani.
Burimet policore bëjnë me dije se arma e ftohtë është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Bashkë me armën edhe çanta e shkollës.
Cani u vra pas një sherri te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet, ditën e hënë, më 18 Nëntor.