Ivan Millosheviç nga Serbia i zhdukur në Kosovë prej datën 25 maj është gjetur ditën e sotme. Lajmin për gjetjen e tij e ka bërë të ditur vetë familja e tij me anë të një e-maili dërguar mediave kosovare.
Në email shkruhet se, ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të Mitrovicës, dhe se ndodhet në spital për kontrolle rutinë. Në e-mail familja e tij ka kritikuar punën e policisë, të cilën e ka quajtur si të paaftë, ndërkohë që kanë falenderuar serbët dhe shqiptarët që kontribuan në kërkimin dhe gjetjen e tij.
“Ivan Millosheviç nga Beogradi u gjet i gjallë në rrugën afër Mitrovicës dhe Zveçanit, ku ai zbriti nga rruga. Ivan u zhduk më 25 maj 2021 në Kosovë! Ai është gjallë, ai komunikon, ai u transferua me ambulancë në spitalin e Mitrovicës. Policia që zhvilloi hetimin dështoi shumë dhe tregoi paaftësi të madhe. Prindërit janë të lumtur që e gjetën djalin e tyre të gjallë dhe janë të indinjuar nga paaftësia e Policisë së Kosovës. Falënderojmë të gjithë serbët dhe civilët shqiptarë që ndihmuan në hetimin dy ditëve të kaluara”, thuhet në e-mailin e familjes.