Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjendrat tiroide, 6 fakte të rëndësishme që duhet t’i dini

12:36 / September 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teroidet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tiroidja është një gjendër në zonën e qafës që lidhet me trurin nëpërmjet hormoneve. Kështu ndikon si organizmin ashtu edhe shëndetin dhe qetësinë e trurit.

Një nga ndihmësit më të mëdhenj të funksionimit të tiroides është jodi. Jodi zakonisht merret nga ushqimet dhe çliron hormone T3 dhe T4, të cilët shkojnë në gjak dhe ndihmojnë në qarkullimin e mirë të tij.

Hormonet e tiroides ndikojnë plakjen e parakohshme, metabolizmin, tretjen apo rënien në peshë.

Ja gjatë fakte të rëndësishme që duhet t’i dini për shëndetin e tiroides tuaj.

1. Tiroidja është motori i trupit

Hormonet që prodhojnë gjendrat e tiroides rregullojnë funksiomin e mirë të metabolizmit. Kjo do të thotë që ushqimet do të treten më shpejt dhe organet do të punojnë më shpejt dhe më mirë.

2. Më e përhapur tek gratë

Problemet me tiroiden janë më të përhapura tek gratë pasi duke qënë një burim hormonesh janë më të ndjeshme ndaj estrogjenit. Një hormon i cili gjendet me shumicë tek gratë.

3. Ndikojnë fertilitetin

Hormonet e tiroides nëse janë në disbalancë mund të ndikojnë ciklin menstrual tek gratë e për rrjedhojë përgjysmojnë fertilitetin dhe shëndetin e organizmit në përgjithësi.

4. Më e përhapur tek nënat lehonë

Rreth 10% e grave pas lindjes kanë probleme me tiroiden, por zakonisht këto probleme zhduken pas 18 muajsh.

5. Shenjat e tiroides hipoaktive

Tiroidja hipoaktive është ajo që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Përsonat që vuajn ënga ky problem përjetojnë lodhje, shtim në peshë, konstipacion, tharje të lëkurës dhe në disa raste depresion.

6. Shenjat e tiroides hiperaktive

Tiroidja hiperaktive është ajo që mbiprodhon hormone. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje përjetojnë simptoma siç është humbja e peshës, rrahje të shpejta zemre, dridhje duarsh apo irritim.

6 fakte gjendrat teroide
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.