Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjeneral Brigade Abaz Lleshi shpallet “Qytetar Nderi i Matit”

18:42 / December 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abaz lleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me vota unanime Këshilli i Bashkisë Mat shpalli sot “Qytetar Nderi”, Gjeneral Brigade Abaz Lleshi. Kontributi dhe vlerat intelektuale të tij nuk mund të liheshin në harresë nga të zgjedhurit lokal të kësaj treve.

Propozimi në Këshilli Bashkiak erdhi nga Klubi Letrar “Pjetër Budi” i cili vlerëson veprimtarinë dhe aktivitetin e ushtarakut të lartë Abaz Liman Lleshi. Në materialin e paraqitur publikohet gjithë veprimtaria e ushtarakut të lartë ndër vite. Ai është sakaq edhe autor dhe bashkëautor i disa librave për sigurinë.

Gjeneral Abaz Lleshi është lindur më 2 maj të vitit 1958 në qytetin Burrel. Pas mbarimit të Shkollës së Mesme Pedagogjike “17 Nëntori” dega mësuesi, Tiranë, vazhdoi arsimin e lartë në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë e Mbrojtjes, arsim pasuniversitar, në Tiranë.

Më pas, në vitin 2001-2002 mbaroi arsimin pasuniversitar në Akademinë e Drejtimit, Hamburg, Gjermani. Është kualifikuar për gjuhë ruse në Universitetin e Tiranës, gjuhë gjermane në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, Gjermani; kurs i NATO-s (për sigurinë) EUROKURS, në Hamburg, Gjermani; kurs për didaktikën pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë; kurs intensiv tremujor për gjuhën angleze në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, niveli i 2, në Tiranë dhe kurs trainimi për “Parandalimi i Konfliktit të Interesit” në Tiranë.

Gjeneral Brigade, Abaz Lleshi, mban Gradë Shkencore “Doktor i Shkencave në Fushën e Sigurisë ”. Ka kryer detyra të ndryshme në Forcat e Armatosura: zv. Komandant dhe Shef Arsimimi në Akademinë e Mbrojtjes, Shef i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Kolegjit të Mbrojtjes, në Akademinë e Mbrojtjes; Shef i Departamentit të Startegjisë dhe Historisë në Akademinë e Mbrojtjes, Komandant i Mbështetjes Rajonale, deri në lirim nga detyra. Është autor i shumë leksioneve e temave shkencore për gjeopolitikën e Ballkanit, perspektivat e sigurisë në rajon, për arkitekturën e re të sigurimit Evropian pas Luftës së Ftohtë, organizimin dhe funksionimin e NATO-s etj.

Autorësinë e tij mbajnë tekstet mësimore ‘‘Gjeopolotika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon”, “Guidë për politikën dhe strategjinë e sigurisë kombëtare”, volumi I dhe II, “Forcat e Atamtosura në Emergjencavt Civile” etj. Në veprimtari shkencore ka marrë pjesë me kumtesat “Ballkani dhe Shqipëria në fillimin e shekullit XX, pranë pavarësisë kombëtare”, “Lufta kundër garnizonit fashist, moment kulmor-historik” etj. Gjithashtu ka shumë artikuj të botuar në Revista Shkencore. Ndër vite është dekoruar me Medalje e “Shërbimit Ushtarak”, Medalje e “Karrierës”, Medalje për “Shërbime të Veçanta”, Medalje për “Shërbime të Shquara”, Medalje “Nderi për shërbimin ushtarak”. Gjeneral Brigade, Abaz Lleshi, është autor i monografisë “Një jetë në emër të vlerave dhe qytetërimit” kushtuar prof. Haxhi Ferati.

abaz lleshi matit Qytetar Nderi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.