Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Gjenerali dhe Doktori i Shkencave Abaz Lleshi: Ushtarak i zoti, qytetar model

13:43 / August 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
454351498 10167995754318504 8371272248083092814 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hasan PASHA/ Gjeneral Brigade Abaz Lleshi ka kontribute intelektuale ndaj është vlerësuar nga strukturat shtetërore dhe pushteti vendor me tituj nderi. Në fushën e mbrojtjes ka merita të veçanta, ndërkohë ai mbetet një qytetar model i Matit dhe më gjërë.

Klubi Letrar “Pjetër Budi” i propozoi Këshillit Bashkiak Mat, me 21 Dhjetor 2022, ta shpallte “Qytetar Nderi”, duke patur parasyshë udhëtimin dhe karrierën e tij brilante si ushtarak i zoti, korrekt, dhe i suksesshëm. Në materialin e paraqitur nga kryetari i Klubit Letrat “Pjetër Budi”, Hamdi Hysuka, radhitet me shumë profesionalizëm e gjithë veprimtaria e ushtarakut të lartë ndër vite. Ai është sakaq edhe autor dhe bashkëautor i disa librave për sigurinë.

Gjeneral Abaz Lleshi është lindur më 2 maj të vitit 1958 në qytetin Burrel. Pas mbarimit të Shkollës së Mesme Pedagogjike “17 Nëntori” dega mësuesi, Tiranë, vazhdoi arsimin e lartë në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë e Mbrojtjes, arsim pasuniversitar, në Tiranë.

Më pas, në vitin 2001-2002 mbaroi arsimin pasuniversitar në Akademinë e Drejtimit, Hamburg, Gjermani. Është kualifikuar për gjuhë ruse në Universitetin e Tiranës, gjuhë gjermane në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, Gjermani; kurs i NATO-s (për sigurinë) EUROKURS, në Hamburg, Gjermani; kurs për didaktikën pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë; kurs intensiv tremujor për gjuhën angleze në Qendrën e Gjuhëve të Huaja, niveli i 2, në Tiranë dhe kurs trainimi për “Parandalimi i Konfliktit të Interesit” në Tiranë.

Gjeneral Brigade, Abaz Lleshi, mban Gradën Shkencore “Doktor i Shkencave në Fushën e Sigurisë ”. Ka kryer detyra të ndryshme në Forcat e Armatosura: zv. Komandant dhe Shef Arsimimi në Akademinë e Mbrojtjes, Shef i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Kolegjit të Mbrojtjes, në Akademinë e Mbrojtjes; Shef i Departamentit të Startegjisë dhe Historisë në Akademinë e Mbrojtjes, Komandant i Mbështetjes Rajonale, deri në lirim nga detyra. Është autor i shumë leksioneve e temave shkencore për gjeopolitikën e Ballkanit, perspektivat e sigurisë në rajon, për arkitekturën e re të sigurimit Evropian pas Luftës së Ftohtë, organizimin dhe funksionimin e NATO-s etj.

Autorësinë e tij mbajnë tekstet mësimore ‘‘Gjeopolotika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon”, “Guidë për politikën dhe strategjinë e sigurisë kombëtare”, volumi I dhe II, “Forcat e Atamtosura në Emergjencavt Civile” etj. Në veprimtari shkencore ka marrë pjesë me kumtesat “Ballkani dhe Shqipëria në fillimin e shekullit XX, pranë pavarësisë kombëtare”, “Lufta kundër garnizonit fashist, moment kulmor-historik” etj. Gjithashtu ka shumë artikuj të botuar në Revista Shkencore. Ndër vite është dekoruar me Medalje e “Shërbimit Ushtarak”, Medalje e “Karrierës”, Medalje për “Shërbime të Veçanta”, Medalje për “Shërbime të Shquara”, Medalje “Nderi për shërbimin ushtarak”. Gjeneral Brigade, Abaz Lleshi, është autor i monografisë “Një jetë në emër të vlerave dhe qytetërimit” kushtuar prof. Haxhi Ferati.

Gjenerali Lleshi është një qytetar model dhe gëzon respektin e matjanëve për kontributin e dhënë gjatë karrierës së tij ushtarake.

hasan pasha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.