Gjeneralmajori i lartë amerikan, Daniel Lasica ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur nga presidenti Bajram Begaj. Ai është Drejtor i Komandës Europiane të SHBA J5 dhe gjatë vizitën në vendin tonë është takuar dhe me përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
Ambasada e SHBA në Tiranë u shpreh se vizita e gjeneralmajorit Lasica tregon shumë për forcimin e bashkëpunimit të SHBA në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë
“Këtë javë, gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike.
Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/448692903_887091570112668_7130907526351113843_n-1024x683.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/448784105_887091573446001_4955142951192617716_n-1024x683.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/448812042_887091520112673_1492327201986343730_n-1024x683.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/448816200_887091566779335_7344350156725687563_n-1024x683.jpg)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/06/448886512_887091523446006_9045096688229451779_n-1024x683.jpg)