Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjermanë, italianë e grekë zgjedhin durrësin për disa ditë pushimesh

14:45 / March 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1468
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marsi ka sjellë rritje të numrit të turistëve në Durrës.

Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kaluar disa ditë pushimi. Disa prej tyre janë rikthyer. Të tjerë po e zbulojnë Shqipërinë për herë të parë.


“Erdhëm se fëmijët janë me pushime këtë javë. Për mua është hera e dytë, ndërsa familja vjen për herë të parë. Njerëzit janë shumë miqësorë ndaj vendosa të vij familjarisht. Edhe moti 12 gradë më i ngrohtë se në Holandë.”

Jemi nga Gjermania, Shtutgardi. Është ditëlindja e burrit tim dhe erdhëm këtu. Kemi mësuar shumë nga shqiptarët. Na pëlqejnë ata, panorama, qyteti. Ishim në Tiranë dhe erdhëm me autobus. Përvojë interesante. Është hera jonë e parë, po jo e fundit këtu.”
Këta të rinj italianë të kënaqur nga kjo përvojë e parë thonë se po planifikojnë dhe pushimet e verës në vendin tonë.
“Jemi me pushime dhe po kalojmë disa ditë këtu. Na pëlqen shumë Shqipëria, peisazhet, ushqimi. Gjithçka.”
“Është hera e parë në Shqipëri dhe në verë duam të vijmë e të shkojmë në plazhet e jugut.”
Edhe ky çift grek që ka ardhur me miq të tjerë, thonë se ndjehen si në shtëpi.
“Jemi nga Greqia dhe vijmë për herë të parë. Fantastike dhe njerëzit shumë dashamirës.”
“Jemi shumë të ngjashëm. Moti i njëjtë, ushqimi i mirë. Grekët e shqiptarët janë vëllezër.”
Durrësi vazhdon të tërheqë turistë edhe jashtë sezonit veror. Ajo që i bashkon të gjithë është mikpritja, klima dhe kultura shqiptare, që po fiton gjithnjë e më shumë miq kudo në botë.

Durres gjermane greke italiane turiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.