Një 27
vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në qytetin e Dölauer Heide në Gjermani. Sipas
shtypit gjerman viktima është gjetur tre ditë më parë në një kanal në pyllin e
këtij qyteti. Trupi i shqiptarit është gjetur i mbuluar me gjethe ndërsa
hetuesit kanë mundur të zbulojnë identitetin e viktimës nëpërmjet ADN-së.
Pavarësisht kësaj, autoritete gjermane nuk kanë bërë publik emrin për mediat.
Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptari ishte qëlluar me thikë dhe armë por
ende nuk dihet se kush mund të jetë autori dhe përse ka ndodhur vrasja.
Gjermani: I riu shqiptar gjendet i masakruar, i hedhur në kanal dhe i mbuluar me gjethe
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment