Gjermania i ka hapur rrugë legalizimit të blerjes së sasive të vogla të marihuanës për përdorim rekreativ, por edhe për prodhim.
Lajmi është dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach gjatë një konference për mediat.
“Qeveria federale sot u pajtua për pikat kyçe sa i përket shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit, për përdorim rekreativ”, tha ai.
Furnizimi dhe përdorimi i kanabisit pritet të “lejohet përmes licencave të lëshuara dhe kontrolluara nga shteti”, sqaroi më tej ministri.
Personat mbi 18 vjeç do të lejohen të posedojnë “20 deri në 30 gramë” kanabis të tharë, që duhet të shitet në dyqanet e autorizuara dhe farmacitë.
Gjermania po ashtu do të lejojë prodhimin e kanabisit, por bizneset duhet të marrin leje për këtë, ndërkaq qytetarët do të lejohen që të rrisin tri bimë kanabisi për përdorim vetjak.
Qeveria nuk ka lejuar relamimet për kanabisin.
Një vit më parë, Malta u bë shteti i parë në Europë që zyrtarisht legalizoi kanabisin dhe kultivimin e tij për përdorim personal.