Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, ndërsa ka komentuar sot apelin e dy partive kryesore gjermane CDU/CSU për dialog mes palëve, u shpreh se deklarata e tyre konfirmoi se vendi është në krizë reale.
E ftuar në emisionin “Open”, Duma shprehu keqardhje, ndërsa tha se institucionet shqiptare, sërish, nuk siguruan një mundësi për dialog mes palëve pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
“Gjuha që ka përdorur kryetari i opozitës, qartëson që ne falënderojmë Gjermaninë për rolin e saj determinant. Keqardhje e madhe është që institucionet shqiptare, sërish nuk siguruan një mundësi, qoftë dhe minimale, për t’i ulur palët pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Më vjen fare mirë që jemi vërtetuar që situata në Shqipëri mertion të diskutohet mbi një krizë, kur flasin gjkermanët do të thotë që është një krizë reale.
E arritëm ta vërtetonim këtë nëpërmjet qëndrueshmërisë sonë. Unë e kam thënë që opozita ka kërkuar dhe ofruar dialogun kur ka folur për një pakte zgjidhje dhe ajo ka qenë me këto karakteristiak dhe jo kushte. Parakusht që ju e quani sot dorëheqjen e kryeministrit, nuk ka të bëjë me kushtin apo parakushtin, por me ndërtimin e terrenit për të prodhuar dialogun.
Ne vlerësojmë që Gjermania si partner strategjik për ndërtimin e institucioneve demokratike, po reagon qartazi se 30 qershori nuk janë zgjedhje pa opozitën. Në këtë moment, Gjermania ka folur edhe politikisht. Nuk mund të nxirrni me grepin tuaj të dëshpërimit një argument të tipit ka ndryshim opozita. I vetmi ndryshim në këtë moment është që opozita është provuar se e paska pasur kauzën dhe e çon në fund deri me forcë, vërtetësi dhe qëndresë derisa të flasë Gjermania politikisht.
Ajo që meriton të quhet dëshpërim, në fakt Partia Socialiste apo mazhoranca ka pasur të gjitha përgjegjësitë për t’iu përgjigjur krizës politike dhe sociale në Shqipëri si një forcë qeverisëse. Sot nuk po i drejtohemi Partisë Socialiste, po i drejtohemi qeverisë, e cila në kushtet kur i ka të gjitha pushtet nga drejtësia tek ekzekutivi, sot në mungesën absolute për të deleguar përgjegjësitë, juve duhet të mbani të gjitha përgjegjësitë për ta zgjidhur vetë krizën. Kjo është dëshpëruese nga pikëpamja institucionale”, u shpreh Duma.