Gjermania shpartalloi me rezultatin 7-1 Letoninë, në përballjen miqësore të zhvilluar në Duseldorf, në prag të startit të Europianin.
“Panzerat” e Joakim Lëv, janë treguar të pamëshirshëm ndaj modestëve letonezë, duke gjetur rrugën e rrjetës plotë 7 herë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e thellë 5-0. Ishte Gosens ai që hapi serinë e golave në minutën e 19-të, teksa Gyndoan dhe Myler trefishuan shifrat në minutat 21 dhe 27. Gjermanët nuk u mjaftuan me kaq, Ozols shkaktoi autogol në të 39-tën, ndërkohë që Gnabri plotësoi manitën në pjesën e parë.
Për të vulosur përfundimisht këtë fitore me goleadë menduan Verner dhe Sane që gjetën rrugën e rrjetës në minutat 55 dhe 76-të. Golin e nderit për miqtë e realizoi Saveljevs.
Vlen të theksohet fakti, se ndeshjen e parë ne Europian, Gjermania do e luajë më 15 qershor ndaj Francës në Mynih.