Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme që zhvillohen këtë muaj.
“Die Mannschaft’ ka ftuar për herë të parë portierin Sven Ulreich (30 vjeç), i cili mbron ngjyrat e Bayernit.
Kjo pasi portieri i Arsenalit, Bernd Leno ka pësuar një lëndim. Po ashtu edhe Marc Andre ter Stegen i Barcelonës ka probleme në gjurin e këmbës.
Gjermania do të luajë kundër Bjellorusisë më 8 qershor, ndërsa 3 ditë më vonë ballafaqohet me Estoninë.