Një i burgosur në Teksas të SHBA-së, Ramiro Gonzales, i cili është dënuar me vdekje, iu ka kërkuar autoriteteve që t’i shtyjnë datën e injeksionit vdekjeprurës.
Shkak është bërë dëshira e tij për të dhuruar një veshkë për personat që kanë nevojë për transplant.
Data e ekzekutimit për të ishte planifikuar për në 13 korrik, por avokatët e Gonzales, në një letër drejtuar guvernatorit republikan Greg Abbott, kërkuan një zgjatje 30-ditore.
Në letrën e tyre, ata përfshinin një apel nga Michael Zoosman, pastor hebre.
Kleriku nuk ka asnjë dyshim për qëllimet e Ramiros, duke deklaruar se: “Dëshira e Ramiros për të qenë një dhurues altruist i veshkave nuk është i motivuar nga një përpjekje e minutës së fundit për të ndaluar apo vonuar ekzekutimin e tij”.
Gonzales u dënua me vdekje pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe vrasje të një 18-vjeçareje.