Partia Demokratike nisi sot përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga Qarku i Kukësit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për këtë rajon, Safet Gjici komentoi pasdite zhvillimet në degën lokale. Sipas tij antarësia e braktisi kryetarin e PD-së Kukës. Gjici deklaroi se fitorja e socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë bindëse.
Postimi i plotë
Proçesi fasadë i Lulit në “botën e çudirave” përfundon ku nuk marrin pjesë as 30% e anëtarsisë.
Ish kryetarin”part-time” Bashkim Shehu që e katandisi Kukësin 30 vite prapa, pas ndëshkimit që i bënë kukësianët, merr dhe një super ndëshkim nga anëtarët e ndershëm të Partisë Demokratike, harrojeni se i merrni për budallenj kukësianët.
Përgjigjen tjetër do e merrni me 25 prill nga qytetarët Kukësian.
Kandidatët e Partisë Socialiste do jenë fitues.