Gjigandët e teknologjisë bënë disa parashikime përpara se të fillonte mijëvjeçari i ri. Më poshte keni disa parashikime të Steve Jobs, Bill Gates dhe Jeff Bezos përpara kthesës së shekullit të ri, të publikuara nga ‘Business Insider’.
Steve Jobs
1. Steve Jobs parashikoi asistentët virtual nëpër telefona (1984)
“Faza tjetër e kompjuterave do të jenë asistentët “agjentë”. Me pak fjalë, do të jetë sikur të keni një person brenda kompjuterave të cilët parashikojnë preferencat tuaja” u shpreh Steve Jobs për Newsweek. 26 vjet më vonë mbas kësaj deklarate, Apple lançoi asistentin virtual Siri në vitin 2010 për iPhone dhe kompjuterat Mac.
2. Versioni i Steve Jobs për ruajtjen e email-eve ngjason shumë me ruajtjen në iCloud. (1996)
“Unë nuk ruaj asgjë me thënë të drejtën. Edhe pse gjatë ditës unë përdor shumë e-mail dhe internetin, unë nuk ruaj asgjë. Mënyra ime e vetme për t’i kujtuar vetes për të bërë diçka është t’i dërgoj vetes një e-mail. Kjo është ruajtja ime e gjërave” u shpreh Jobs për Wired. Më vonë, Apple prezantoi sistemin iCloud në vitin 2011. Nëpërmjet këtyre, ne tani mund të rregullojmë automatikisht skedarët tanë në Internet nëpërmjet shërbimeve cloud.
Bill Gates
3. Bill Gates parashikoi monitorimin e shtëpive nëpërmjet paisjeve smart. (1999)
“Monitorimi i shtëpive tuaja nëpërmjet videove do të jenë të zakonshme dhe në këtë mënyrë ju do të informoheni se kush hyn e del në shtëpinë tuaj kur nuk jeni” parashikoi Bill Gates në librin e tij “Business and the Speed of Thought”. Që prej vitit 2013, paisjet Ring Doorbell të Amazon kanë filluar të përdoren në Amerikë pothuajse në çdo shtëpi dhe madje departamentet e policisë kanë akses në këto shërbime që të parandalojnë vjedhjen e shtëpive.
4. Gates ishte i pari i cili paraqiti idenë e “smart ads”. (1999)
Sërisht në librin e tij “Business and the Speed of Thought”, Bill Gates shkruajti: “Herët a vonë, telefonat smart do të kenë shërbimet “smart ads”. Këto shërbime do të dinë preferencat tuaja dhe do t’ju dërgojnë reklama sipas pëlqimeve tuaja.” Në kohët e sotme, po krijohet një hipotezë se rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram na përgjojnë dhe dërgojnë reklama bazuar në ato çfarë thamë.
5. Bill Gates parashikoi LinkedIn (1999)
Në të ardhmen, njerëzit kanë për të pasur mundësi punësimi edhe online në një platformë ku njerëzit mund të deklarojnë interesat e tyre, preferencat e punësimit dhe aftësitë e tyre” u shpreh Bill Gates në librin e tij “Business and the Speed of Thought”. LinkedIn u lançua si platformë punësimi 4 vjet mbas parashikimit të Bill Gates. Në muajin Shkurt 2019, u dokumentua se numri i punëmarrësve amerikanë me profil në LinkedIn ishte 154 milionë.
Jeff Bezos
6. Jeff Bezos parashikoi se nevojat shtëpiake do blihen online (1999)
“Brenda vitit 2020, pothuajse çdo nevojë e mundshme e jona duke filluar nga ushqimet, detergjentët, tharëse rrobash e shumë të tjera do blihen online dhe më lirë” u shpreh Jeff Bezos në një intervistë për Wired. Mund të themi se Jeff Bezos ia ka dalë ta bëjë realitet këtë parashikim pasi Amazon lançoi në vitin 2014 Amazon Prime Pantry në të cilën njerëzit tani mund të blejnë nevojat shtëpiake me çmime më të lira.
7. Bezos prezantoi idenë se pothuajse çdo paisje mund të lidhet me internetin. (1999)
“Unë besoj në nocionin se shumë shpejt do të ketë një grup gjërash të lidhura në një rrjet” u shpreh Bezos në një intervistë për Business Insider. Sot, nëpërmjet paisjes Alexa njerëzit mund të lidhin këtë paisje me gjithë shtëpinë e tyre duke filluar nga spikerat deri tek siguria.