Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri me banorë në Vlorë: Merrni pjesë masive në votime!

12:00 / May 1, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të turit të tij elektoral, Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të Rajonit Nr.5 në Vlorë.

Gjiknuri, duke i falenderuar banorët e Rajonit Nr.5 për pjesëmarjen masive dhe për mbështetjen e treguar, pohoi se, “Ka shumë motive për të votuar Partinë Socialiste. Është partia që ka sjellë shumë ndryshime në vend. Për Vlorën projektet dhe ndryshimet e saj janë shumë të prekshme nga qytetarët. Fakti që në Vlorë do të ndërtohet dhe një port i ri marine, po përfundon aeroporti i ri, do të hapet dhe një port i ri tregëtar, do të krijojnë një fluks ekonomik të jashtëzakonshëm. Pa Partinë Socialiste këto gjëra nuk do të bëheshin realitet. Ne kemi projektin për ta integruar vendin në BE, proces që ka nisur me kohë dhe tanimë jemi shumë afër anëtarësimit. Kjo do të thotë më shumë mbështetje dhe investime nga Bashkimi Evropian”.

Duke u ndalur tek kandidatura e tij, në listën e hapur të ekipit të Partisë Socialiste, Gjiknuri pohoi “Dua të jem jo vetëm deputeti më i votuar, por dua të jem një zë i fortë. Vlora ka nevojë për një njeri të cilit nuk i thuhet jo kur lobon për investime. Për të vlerësuar dhe një model sjelljeje që unë e ndërtova me qytetarët e Vlorës, do të doja një votë vlerësuese, shpërblyese, por dhe morale, për të qenë në borxh moral për ato që kam ndërmend të bëj, bashkë me ju. Vlerësoni eksperiencën dhe njeriun që ka dhënë prova. Me votën tuaj masive, më jepni mundësinë që t’ju përfaqësoj siç duhet si deputeti i parë dhe i vërtetë i Vlorës, që t’ju mbështes për gjithë ato projekte që i nisëm së bashku dhe që duhet t’i vazhdojmë së bashku”.

Banorët shprehën mbështetje për Gjiknurin, duke e cilësuar si eksponent politik, i cili në gjithë rrugëtimin e tij ka dhënë kontribute të shumta në politikbërjen në vend.

Duke iu referuar detyrës që Gjiknuri ka patur si drejtues politik i Qarkut të Vlorës, banorët pohuan se ka dhënë modelin e politikanit të duhur i cili jo vetëm ka ekuilibruar situatat politike në nivel qarku por ka ndikuar në realizimin e shumë investimeve, të lobuara nga ai.

Donalda Shehaj, emigrante prej vitesh, deklaroi se, është mbështetëse e Gjiknurit, duke pohuar se, ky vend do të bëhet vetëm nga Partia Socialiste dhe nga figura të konsoliduara si Gjiknuri, që jep shpresë për të rinjtë dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës dhe të vendit.

banore Damian Gjiknuri PS Vlore zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.