Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri: S’kam dëshirë të jem ministër, Balla s’ka pse mërzitet që i zura vendin

23:19 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste është shprehur se nuk është i mërzitur që nuk është bërë Ministër. Në një intervistë në emisionin “Çim Peka Live”, Gjiknuri tha se i është besuar një detyrë e re dhe se e ka marrë me kënaqësi atë. Kur u pyet në lidhje me Taulant Ballën, të cilit i zuri vendin, u shpreh se as numri një i grupit parlamentar nuk ka arsye që të mërzitet.

PJESË NGA BISEDA:

Gjiknuri: Hera e parë që më bëhet kjo pyetje direkt, unë nuk kam patur ndonjë dëshirë që të isha në qeveri. Pse? Sepse kam qenë ministër për 5 vite e gjysmë, kam bërë udhëtimin tim politik në ministri të rëndësishme dhe kam drejtuar reforma të rëndësishme. Këto janë dy vendime që i merr i zoti i punës ose vota. Nuk kisha ndonjë dëshirë. Më pëlqente një sfidë tjetër. Unë kam patur babain deputet, 1997-2001. Sali Berisha e njeh se kanë qenë një brez. Nga brezi i pedagogëve të fakultetit të shkencave. Gjithë këto vite kontribut në PS, njeriu do të kontribuojë edhe në pozicione politike, pavarësisht nga ngarkesa që ka ky pozicion, pra të merresh me partinë. Partia do kontakte me njerëz, janë organizata vullentare. E ndaj nga kjo pikëpamje, nuk jam i pezmatuar. Më është besuar një detyrë e re që e kam marrë me kënaqësi.

Peka: Po zoti Balla ju duket i pezmatuar?

Gjiknuri: Nuk ka arsye. Duhet të pyesni zotin Balla, por personalisht mendoj se nuk ka arsye. Ka karrierë në politikë. Ka më shumë vite se unë në plitikë. S’ka pse të mërzitet për pozicionime të caktuara në momente të caktuara.

Peka: Pse Balla nuk arriti të bëhej ministër?

Gjiknuri: Duhet të pyesni kryeministrin. I zoti është ai që edhe kur nuk është ministër mbijeton në politikë. Nuk të bën posti, mund të të japin një post, por nuk di ta përdorësh dhe nuk bëhesh dot lider.

balla Gjiknuri merzitet minister
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.