Kandidati i PS-së, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me ish-ushtarakë dhe veteranë në qytetin e Sarandës. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar.
“Veteranët dhe ish- ushtarakët janë pjesë e pandarë e jona. Unë si Damian ju ndjej shumë afër vetes, jo vetëm për shkak të origjinës familjare por për besimin dhe bindjen që kam për sakrificat që keni bërë, për kontributet për atdhetarinë.
Ky vend ka nevojë për atdhetari pasi ka një piramidë vlerash, të gjithë njerëzit kanë një nevojë bazike për jetën, por maja e piramidës është ndjenja e përkatësisë, e krenarisë, e identitetit.
Çdo gjë mund të tregtojë njeriu por identitetin se tregton dot. Qeveria shqiptare e ka përfshirë në programin e vet që në Janarin e 2026 pensioni minimal të shkojë 200 euro dhe pensioni mesatar në mandatin tjetër të shkojë 400 euro”.