Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Gjithçka nisi nga sulmi në Banjskë”, deputeti i PS: Vendimi për dinarin, i drejtë

22:28 / February 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denis deliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu tha se vendimi i Kosovës për ndalimin e dinarit serb është një vendim i drejtë i cili ka ardhur si pasojë e sulmit të Banjskës.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Deliu tha se pas mbledhjes së të dhënave dhe informacioneve, NATO dhe shërbime të tjera në Kosovë kanë dalë në përfundimin se dinari serb i pakontrolluar ka qenë problem që ka financuar sulmin.

“Unë mendoj që është një vendim i drejtë. Gjithçka nisi pas sulmit të Banjskës. Sulmi i Banjskës përcaktoi qartë dhe do të përcaktojë në të ardhmen veprime të shtetit të Kosovës, por edhe të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. NATO ka një qendër monitorimi për parandalimin e krizave dhe të konflikteve, ndërkohë që monitoron shtetet anëtare të NATO-s por edhe vende ku ka shërbime siç është KFOR-i në Kosovë.

Pas analizave dhe mbledhjes së informacioneve ata kanë dalë në përfundimin se Dinari Serb i pakontrolluar ka qenë një problem për financimin e terrorizmit edhe solli sulmin e Banjskës. Kur valuta kthehet në Euro, gjithçka do të kalojë nëpërmjet bankës dhe Banka qendrore e Kosovës do të përcaktojë rregullore të tjera për serbët e Kosovës, ose për kalimin e parave nga shteti i Serbisë brenda vendit”.

Denis Deliu dinari vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.