Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Speciale

Gjithçka po ngrin, si të kujdeseni për makinën tuaj në këto ditë të acarta

11:04 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1420135246NGRICAT NE LIQEN MBULIM 01 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve për shkak të rrymave polare që kanë mbërthyer vendin tonë, ndikojnë edhe në automjetin tuaj duke iu shkaktuar probleme.

Kur dilni nga shtëpia herët në mëngjes, ekziston mundësia që automjeti të mos ju ndizet, të ketë ngrirë apo edhe të mos ju hapen dyert për shkak të shtresës së akullt. Për të shmangur të gjitha këto, ju sjellim disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Kontrolloni baterinë nëse ka fuqinë e duhur. Temperaturat e ulëta kanë ndikim negativ tek bateritë, kështu që bëni mirë ta kontrolloni dhe ta zëvendësoni nëse është e nevojshme.

Mos harroni gjithashtu që ujin e makinës ta keni të përzier 50% me solucion anti-ngrirje. Mungesa e saj bën që uji në motor të ngrijë duke iu shkaktuar dëme katastrofike. Kontrolloni edhe lëngjet e tjera të automjetit, siç janë alkooli i frenave dhe vaji i sistemit hidraulik të timonit.

Kontrolloni dritat e automjetit tuaj dhe pastroni fenerët për një shikim sa më optimal.

Spërkasni me solucion gominat e dyerve. Në temperatura të ulëta, gominat kanë tendencë të ngjiten me njëra-tjetrën duke mos lejuar në këtë mënyrë që ju të hapni derën. Po kështu, spërkasni me solucion edhe dorezat e dyerve për të mos ngrirë në këto ditë të acarta.

Një tjetër këshillë e ekspertëve është që makina të qëndrojë e mbyllur në garazh kur temperaturat janë disa gradë nën zero.

E rëndësishme është që të mos lini brenda makinës rroba apo sende të tjera të lagura, pasi gjatë natës uji do të kondesohet në dritaret e automjetit tuaj.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, mos harroni që të mbani në bagazh gjithmonë kutinë me mjetet e emergjencës dhe të vendosni goma dimërore

ACAR Makina ngrin temperatura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Durrës/ Makina bie nga mbikalimi, humb jetën pasagjerja 18-vjeçare, plagoset shoferi dhe dy këmbësorë

08:15 / January 16, 2026

Temperatura të ulëta dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të martë

07:41 / January 13, 2026

IGJEUM, ‘na përgatit’: Ngrica dhe ulje temperaturash, rrezik nga shtimi i prurjeve në zonën e…

22:29 / January 12, 2026

Ra me makinën që drejtonte në përrua dhe nuk e ndihmoi pasagjerin, arrestohet 24-vjeçari në Klos

09:51 / January 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.