Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj ishin sot në shtëpinë e re ku janë akomoduar familja Biqiku, e cila banonte në Kombinat por tërmeti i 26 nëntorit i mori edhe vajzën e madhe, Xhesikën, e cila sot nuk jeton më dhe ka lënë një dhimbje të madhe nga pas.
Dhimbja e madhe ndjehej edhe përmes videos ku transmetohej takimi në Facebook e kryeministrit, ku nëna dhe motra e Xhesit, të veshura me të zeza, me lotët që ende nuk u ishin tharë syve, tregonin mosbesim për atë që i ka ndodhur familjes së tyre.
Xhesika ishte 20-vjeçarja e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, por vetëm 2 orë para se familja të merrte vesh lajmin e rënmë, babai i saj i kishte kërkuar mes lotësh kryeministrit Rama i cili ndodhej në Kombinat ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.
Ja biseda e zhvilluar mes një atmosfere të ngarkuar emocionale në banesën e re të familjes Biqiku.
Rama: Më vjen shumë keq, nuk e kaloj dot. Për koicidencë e takova babain atë ditë dhe më kërkoi ta conim jashtë shtetit, por mjekët ishin shumë pesimistë se ishte shumë rëndë.
E motra: Unë kërkova të futem në reanimacion, nuk më lejuan, vetëm mami, edhe atë ditë s’e kuptova, e pashtë po e pashë të vdekur. Pastaj e mësova te dhoma kur ma tha psikologia.
E ëma: Edhe atë ditë që e operuan ajo thoshte vetëm o Xhesi o Xhesi, s’do iki në shpi thoshte s’do e përballoj dot pa atë…Gjithë ky Kombinat vetëm dy sakata dhe ajo e vdekur. Unë s’kisha as lot, herë -herë qaja, kjo më shikonte, një pikë lot e kjo sytë te unë. Doktori më thoshte kujdes se ka kaluar traumë. I ka parë të gjitha në internet.
Rama: Për udhëtim nuk bëhej fjalë se nuk e përballonte dot dhe në konsultën që u bë me mjekët jashtë më thanë se është e pamundur.
Veliaj: Sabina ka fituar shkollën në Elbasan, por nëse bëjmë një përjashtim ta transderojmë në Tiranë pavarësisht pikëzimit. Na thuaj kur te jesh gati, meqe ke edhe kemben te demtuar, kur te duash te nisesh, ose ne janar ose ne tetorin tjeter.
Mami Xhesit kërkoi meqë janë nga Elbasani kërkuan ti akomodonim në Kombinat.
E ëma: Dua pranë varrezave thoshte nuk iki nga Kombinati. Të paktën thotë e kam afër.