Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

GJKKO: Ja përse u pezullua nga detyra zëvendëskryeministrja Belinda Balluku

13:41 / November 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bela 1763731841 belindaballuku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Por si e argumentoi Gjykata e Posaçme masën e pezullimit të Ballukut nga detyra. Vendimi i saj u mor bazuar në një nen të Kodit të procedurës penale sipas të cilit të vetmit që nuk mund të pezullohen janë ata që zgjidhen në detyrë sipas kodit elektoral, pra deputetët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Në vendimin e GJKKO-së për zëvendëskryeministren Balluku, fillimisht gjyqtari Erion Çela argumenton se përse është e nevojshme masa e sigurisë ndaj saj duke renditur mes të tjerave, mundësinë e ndërhyrjes dhe ndikimit në prishjen apo asgjësimin e provave, rrezikun e largimit, apo dhe të përsëritjes të së njëjtës vepër penale.

Sipas Gjykatës, rrethanat në të cilat ndodhet Balluku e bëjnë të domosdoshëm masën e pezullimit, prej faktit që dyshohet 2 herë për kryerjen e veprës penale, në bashkëpunim. Gjykata për këtë i referohet fjalë për fjalë, vetëm Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 242 të tij.

“Në rastin konkret, për të pandehurën Belinda Balluku, nuk ka ndalim ligjor që në zbatim të nenit 242 të K.Pr.Penale, për të cilën kërkohet masa ndaluese, ajo e pezullimit nga detyra е Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Neni 242 i K.Pr.Penale, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikon: “1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Pra, kjo masë, sipas GJKKO mund të merret për çfarëdo funksioni tjetër, përveç rasteve kur i dyshuari apo i pandehuri është i zgjedhur, deputet, kryetar bashkie apo anëtar i këshillit bashkiak.

Masa e pezullimit nga detyra, sipas GJKKO-së, e respekton Kodin e Procedurës Penale, pasi edhe pse “e penguar” për qenë në qeveri, Balluku mund të vijojë pa probleme aktivitetin e saj si deputete në Kuvend.

“Në rastin konkret, vlerësohet më e përshtatshme për mbarëvajtjen e procedimit që të caktohen dy masa sigurimi për të pandehurën Belinda Balluku. Gjykata çmon që të theksojë se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

balluku detyra GJKKO pezullimi zv.KM
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

12:34 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.