Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjoba për specat me pesticide/ Bllokimi i ngarkesës në Kroaci, në kërkim të fermerit që abuzoi

15:48 / October 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autoriteti kombetar i ushqimit aku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontejneri me speca djegës që u nis për eksport drejt shteti Kroat, u tregtua nga pika e grumbullimit e Florian Ismailit që ndodhet në Divjakë, i cili u furnizua nga katër fermer të Elbasanit.

Mësohet se hetimit për gjurmueshmërinë ende nuk kanë përfunduar sepse më parë duhet të flasin analizat e laborator ISUV, se kush prej fermerëve rriti speca me kimikate të ndaluara. Kampionet e specave do të merën në fshatrat Mollsa, Lumas dhe Selvias.  Më tu gjetur përgjegjësit, AVMB do të procedoje me marrjen e masave.

“Për të saktësuar gjurmueshmërinë do të merren masat në këto sera për të bërë analizat pranë laboratorit ISUV. Më pas procedura është të merren masa administrative që kësaj here është me gjobë për përdorim të PMB-ve të ndaluara, 10 mijë lekë të reja për fermerin”, shprehet  Agim Agolli, Specialist Bimësh, AKVMB.

Gazetarja: Profesor, Shqipëria për çdo muaj po bëhet pjesë e lajmeve jo të mira përsa i përket sigurisë ushqimore. Kroacia bllokoi 8000 kg spec djegës, pasi rezultuan të ngarkuar mbi norme me pesticide. Kush është burimi i këtyre pesticideve?

“Dy janë rrugët  kryesore që kemi mbetje të pesticideve. Një vjen nga përdorimi direkt i tyre ku fermeri nuk respekton karencën dhe dozën. Dhe rruga tjetër është që mund të vijë si pasojë e përdorimit të herëpashershme dhe mbetjeve e mbetjeve që mund të jenë në tokë dhe ujëra”, përgjigjet Ferdi Brahushaj, Pedagog, UBT.

Gazetarja: Si mund të marri fund e gjitha kjo historia e përdorimit të pesticideve në bujqësinë shqiptare?

“Një kontroll horizontal mbi përdorimin e pesticideve në të gjitha fermat bujqësore. E para lidha me qendrat e eksesionit duke rekomanduar fermerët ku lidhja e fermerit duhet të jetë vetëm me agronomin dhe jo tregtarin që shet produktin”, shprehet Ferdi Brahushaj, Pedagog i UBT-së.

Ministria e Bujqësisë edhe kësaj here dështoi duke lejuar prodhimin dhe tregtimin e specit djegës me pesticide. Ndaj me të drejtë dhe qytetarët shqiptarë janë të shqetësuar nëse ushqimet që ata po konusmojnë janë të sigurta apo jo.

AKU Gjoba kroaci pesticide specat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

AKU zbulon aflatoksinë në 51 ton misri të importuara nga Serbia

20:59 / December 4, 2025

Vaji i ullirit nuk po shitet, ankohen fermerët: Shitet i falsifikuari, prodhimi ynë po mbetet stok

12:28 / December 4, 2025

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu të herëpashershme, parashikimi i motit për këtë të enjte

07:58 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.