Avokati Genc Gjokutaj tha se është e papranueshme që prokurorit t’i gjenden dosje në makinë. Ai këtë e quan si shantazh.
“Këtu arrestohen zyrtarë, por prona i mbetet hajdutit. Bën 6 muaj burg, del zyrtari dhe prona i ngelet prap atij. I gjithë qëllimi i një procesi penal është të vendosë një të drejtë të shkelur, pra të kthejë pronën tek i zoti. Një çështje penale pezullon edhe çështjen civile në bazë të kodit civil. Rasti është ulëritës nëse është e vërtetë, që prokurorit i gjenden dosje të tilla në bagazh. Ky nuk është rast studimi që prokurori të studiojë dosjet. Nuk i takon Ndojit të studiojë dosjet. Nuk i ka pasur kompetencë dhe nuk i ka thënë njeri për ta hetuar këtë çështje. Ky është material shtrëngues. Shantazh,” tha Genc Gjokutaj në Ora News.