Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni nuk i ka kursyer akuzat ndaj Partinë Demokratike, ku sipas tij nuk e ka problemin me Edi Ramën por me ta. Gjoni tha se prania e Ivi Kasos, nënkupton se ata pranojnë dhe Damian Gjiknurin si kryetar të Komisionit për Reformën Zgjedhore.
“Nuk u ngritëm për të bojkotuar pasi nuk bojkoti nuk është praktikë e jona, por e bëmë për tu treguar të pranishmëve dhe qytetarëve që nuk ishim dakord me ato që u tha nga Zoti Kaso. PD tregoi se ajo nuk njeh legjitimitetin e këtij komisioni dhe për të treguar se ulen në tryezë pikërisht me Ramën, që për kaq muaj i luftuan dhe nxorën njerëzit në rrugë. Pas gjithë aksionit dhe sulmeve të saj politike, sot PD del e thotë se nuk e ka aspak problem të ulet me Ramën dhe Gjiknurin në tryezë, por problemi paskemi qenë ne, opozita parlamentare. PD e paska propozimin jashtë këtij komisioni vetëm me PS, por ne jemi atje dhe kjo për faj të PD, që u largua. Sot nuk na shmang dot.” u shpreh deputeti Gjoni.
Në tryezën e organizuar nga OSBE-ja, Gjoni dhe disa deputetë të tjerë të opozitës parlamentare braktisën mbledhjen, pasi u ndjen të mënjanuar nga prania e opozitës jashtë parlamentit.