Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjuha ndaj Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

15:15 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
574449772 18403880698138094 3386406927061002797 n e1762367965729
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka marrë vendim për të përjashtuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me 10 ditë pune nga Parlamenti. Vendimi është arsyetuar me argumentin: “Shkelje e nenit 6 të kodit të sjelljes dhe nenit 1 të ligjit nr.10221/2010 për mbrojtjen nga diskriminimi pasi ka targetuar dhe fyer një grup të caktuar”.

Partia Socialiste i kishte dërguar një kërkesë Komisionit të Etikës së Kuvendit që të përjashtojë deri në 60 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit pas deklaratës së tij nga ambientet e jashtme të Parlamentit, për ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.

Disa orë para se ligji për barazinë gjinore të votohej në Kuvend, kreu i PD tha se nuk vjen si direktivë e Bashkimit Europian, ndryshe nga ç’kishte deklaruar më parë ambasadori i BE-së. Berisha tha se ambasadori nuk mund t’i impononte shoqërisë shqiptare “standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore”.

Taulant Balla është paraqitur vetë në Sekretariat dhe po dëgjohet nga tre socialistët pasi demokratët kanë kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Parlamentit, të kreut të grupit parlamentar të PS. Demokratët thonë se në seancën e kaluar Balla i ka ofenduar me termat si “po lehin”, “rraca e tyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”.

Berisha Gonzato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.