Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjurmët e Kajmakut drejt Greqisë

16:44 / August 31, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kajmaku 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agim Kajmaku, kreu i bashkisë së Vorës, i zgjedhur në 30 Qershor i është përgjigjur kërkesës së prokurorisë për të dhënë shenjat e  gishtërinjve, në kuadër të hetimeve që prokuroria ka nisur për të për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit. Tashmë prokuroria do të nisë drejt Greqisë letër-porosinë ku do të kërkojë informacione nëse Agim Kajmaku ka dosje penale në këtë vend. Gjurmët e gishtërinjve që ai ka dorëzuar, do të krahasohen me ato të personave që janë arrestuar apo hetuar në vendin fqinj. Sipas dokumenteve të bërë publik nga Partia Demokratike, Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për përdorimin e parave false dhe shpërndarjen e tyre. Sipas Partisë Demokratike, në atë kohë ai mbante një pasaportë me emrin Jorgo Toto. Vetëm pasi të vijnë konfirmimet nga Greqia prokuroria do të vendose për fatin e hetimit. Në formularin e dekriminalizimit, Agim Kajmaku ka pranuar se e ka mbajtur me parë emrin e Jorgo Totos. Por pyetjeve nëse ka qenë i dënuar, arrestuar apo është vendosur ndonjë masë sigurie për të në një vend të huaj ai i është përgjigjur negativisht. Ai ka mohuar të ketë qenë i arrestuar apo dënuar edhe pas akuzave të opozitës.

Agim Kajmaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.