Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për 45 të arrestuarit në kuadër të operacionit antidrogë në Elbasan.
35 prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Ndërkohë, 7 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje, kurse 3 të tjerë do të qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’.
Më 29 qershor 2023 u goditën katër grupe kriminale që shpërndanin drogë në qytete të ndryshme. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “rrjeta”. Një prej 45 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.