Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën. Presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Ndërkohë, Monika Kryemadhi mbetet në “detyrim paraqitjeje”. Ajo kërkonte shuarjen e masës të marrë kundrejt saj nga ana e GJKKO-së.
Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia me argumentet se është drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Kryemadhit, ndërkohë SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre.
Masa arrest me burg për Metën është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, duke bërë që Meta prej 21 tetorit 2024 të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.